LAJMI I FUNDIT:

Krimi televiziv nuk prodhon gjak, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kufoma!

Krimi televiziv nuk prodhon gjak, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kufoma!

“Përputhen mbase nuk krijon modele, por krijon personazhe” (cit. Olsa Muhameti)

Olsa Muhameti, teksa u përballa me pohimin tuaj, më erdhi ndërmend një thënie e Kunderës e cila në ligjëratë të drejtë thotë: Në fakt, asgjë nuk kërkon sforcime më të mëdha të menduari, sesa argumentimi që synon të justifikojë jomendimin.


Në cilësinë e producentes së “Përputhen” keni synuar që të justifikoni jomendimin tuaj përmes një lojë fjalësh.

Ta marrim shtruar. Ju pretendoni se formati televiziv që prodhoni nuk krijon modele për t’u ndjekur, por veçse personazhe për t’u parë.

Personazhi është një individualitet i caktuar që krijohet nga një shkrimtar a nga një skenarist.

Përmes fjalës “personazh” ju keni pohuar të vërtetën e madhe që personazhet tek ”Përputhen” mund të jenë gjithçka veçse individë që sillen në mënyrë të natyrshme jo.

Personazhet në formatin tuaj janë personazhe individualiteti i të cilëve krijohet nga ju, sjellja e të cilëve udhëzohet nga ju, dashuria e të cilëve diktohet nga ju dhe puthja e të cilëve gjykohet nga ju.

Me pak fjalë, të rinjtë dhe të rejat me mish dhe gjak ju i trajtoni si fryt të imagjinatës, ndërkohë që edhe një shkrimtar që prodhon një personazh në letërsi do të ishte më i kujdesshëm për rrugëtimin e personazhit të tij.

Ndonëse personazhi i shkrimtarit jeton veçse në mendjen e tij, ky i fundit e trajton me përkujdesjen dhe me respektin që meriton një jetë.

Ju me këtë eksperiment të neveritshëm social dhe televiziv, shkelni me këmbë dinjitetin e një djali apo të një vajze, ose e thënë ndryshe nuk keni respekt për jetën si koncept. Një jetë pa dinjitet është një jetë e çuar dëm.

Ju pretendoni të na servirni si reale diçka që është kryekëput artificiale.

Nuk ndodh në jetën reale, që një djalë apo një vajzë të jetë dëshmitar apo dëshmitare e grafikut të takimeve të dikujt që pëlqen dhe pasi ky ose kjo e fundit të ketë dalë me pesë a gjashtë vetë, djali apo vajza të presë krejt i heshtur dhe i përulur radhën e tij.

Kjo nuk ndodh sepse dashuria nuk është ndeshje sportive ku ekzistojnë stolat rezervë. Kjo nuk ndodh sepse dashuria nuk përjetohet në grup. Dashuria në grup nuk është dashuri, por orgji. Në mos qoftë orgji seksuale është orgji emocionale.

Ndaj ky eksperiment i neveritshëm televiziv nuk është gjë tjetër veçse një krim i mirëfilltë shoqëror në të cilin çdo djalë apo vajzë, duhet të vrasë çdo ndjenjë të natyrshme në emër të skenaristit të emisionit dhe në emër të famës televizive, përmes së cilës çdo i ri apo e re, mendon se do të arrijë lumturinë e munguar.

Post Scriptum: Krimi televiziv nuk prodhon gjak, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kufoma.

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori