Ka të dhëna se ka prokurorë dhe gjyqtarë të kërcënuar që po hetojnë dosje të rëndësishme, por nuk jemi ne ata që po i kryejmë hetimet, tha sot kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja.
I pyetur nga gazetarët rreth lajmeve se disa prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme GJKKO-së janë kërcënuar kohët e fundit, Kraja theksoi se “këta prokurorë dhe gjyqtarë janë duke hetuar dosje shumë të nxehta, mes tyre dhe të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë, dhe normalisht që ka pasur kërcënime”.
Ai njoftoi gjithashtu se “ka shumë dosje që janë drejt përfundimit, pasi prokurorët e SPAK po punojnë çdo ditë”.
I pyetur se pse prokurorët i tremben garës për kreun e SPAK, Kraja tha se, “gara është e hapur, nuk ka mbaruar akoma afati. Nuk di të ketë trembje”.
I pyetur nëse edhe këto pak ditë që është drejtues i SPAK nëse do të ketë ndonjë “peshk” tjetër të madh përpara drejtësisë, Kraja u shpreh se, “prokurorët e SPAK-ut punojnë përditë. Siç e shihni dhe sot kishte një njoftim për përfundimin dhe dërgimin në gjykim të një procedimi shumë të rëndësishëm për shkelje me pronat publike, ku është sekuestruar një sasi e jashtëzakonshme e sipërfaqe toke në bregdet, e cila do i kthehet shtetit. Dhe këtë punë ne po e bëjmë përditë. Pa diskutim ka në vazhdim”.
I pyetur nëse do të ketë përfundim të shpejtë të dosjeve që kanë rreth tre vite që po hetohen, Kraja theksoi se, “ka shumë dosje që janë drejt përfundimit patjetër, sepse dosjet janë voluminoze, kanë problematikat e veta dhe duhen kryer të gjitha veprimet e nevojshme, por janë drejt përfundimit”.
Në lidhje me lajmet për kërcënime prokurorësh apo gjyqtarësh, Kraja tha se, “prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK-ut kanë pa diskutim për të trajtuar çështje shumë të vështira me personazhe shumë kompleks, qoftë të krimit të organizuar, por qoftë dhe personazhe zyrtarë të nivelit të lartë të cilët ju e dini shumë mirë që janë nën hetim. Në këtë kuadër ka pasur indicie që ka pasur edhe kërcënime, ka pasur edhe presione. Ju e dini që shumica e prokurorëve, por edhe gjyqtarëve të posaçëm ka mbrojtje, e cila u sigurohet me ligj nga shteti. Por secili prej tyre është duke vazhduar detyrën, duke ushtruar funksionet ashtu siç e parashikon ligji”.
I pyetur nëse ka ndonjë hetim në lidhje me këto kërcënime, Kraja tha se, “nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme të bëjë hetime të tilla, kështu që nuk kam ndonjë informacion”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështet 100 për qind Serbinë

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Spahiu: Çdo minut që Kosova nuk e largon Albinin, largohet me vite nga Perëndimi

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër