LAJMI I FUNDIT:

Kreu i Komitetit Olimpik kundër zhvillimit të LO pa praninë e tifozëve

Kreu i Komitetit Olimpik kundër zhvillimit të LO pa praninë e tifozëve
Thomas Bach (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Komitetit Olimpik, Thomas Bach, është kundër zhvillimit të Lojërave të ardhshme Olimpike pa praninë e spektatorëve. Presidenti i 9 i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është në mënyrë kategorike kundër mbajtjes së Olimpiadës së Tokios me dyer të mbyllura dhe 66-vjeçari gjerman bëri të qartë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Në fakt Lojërat Olimpike përfaqësojnë ngjarjen më të rëndësishme në karrierë për çdo sportist dhe asnjëherë deri më sot nuk ka ndodhur që një Olimpiadë të zhvillohet pa praninë e spektatorëve.

Lojërat Olimpike të Tokios siç dihet ishin programuar për t’u mbajtur pikërisht këtë verë, megjithatë për shkak të pandemisë së coronavirusit Olimpiada e 32-të është shtyrë për vitin e ardhshëm. Ka ende shumë paqartësi në lidhje me mënyrën se si do të zhvillohen lojërat e ardhshme verore, duke pasur parasysh që edhe tani shumë sporte kanë rifilluar aktivitetet por me dyer të mbyllura, për të evituar në këtë mënyrë grumbullimet masive. Numri 1 i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar lëshoi një mesazh të qartë në lidhje me të ardhmen e këtyre lojërave, por është e kuptueshme që një Olimpiadë pa praninë e spektatorëve nuk do të kishte të njëjtën vlerë, e natyrisht zhvillimi i Lojërave Olimpike në rrethana të tilla nuk do t’i interesonte askujt.

Pas përhapjes së shpejtë dhe përmasave që mori pandemia e coronavirusit anembanë globit në muajin mars u mor vendimi për t’i shtyrë Lojërat Olimpike për vitin e ardhshëm, sidoqoftë gjithçka është mbështjellë me një tis misteri, për mënyrën se si do të zhvillohet Olimpiada dhe mbi të gjitha në mungesë të shpikjes së një vaksine që ta luftojë këtë virus lind natyrshëm pyetja a do të mbahen apo jo në të vërtetë pas 12 muajve lojërat verore.

(Foto: Milos Bicanski/Getty Images/Guliver)

Për momentin drejtuesit e shumë sporteve i kanë marrë masat, duke i zhvilluar aktivitetet pa praninë e spektatorëve, për të evituar grumbullimin e turmave, në mënyrë që të evitohet infektimi në masë i publikut, sidoqoftë kur u pyet në lidhje me një skenar të tillë edhe për Olimpiadën e Tokios Thomas Bach shpjegoi se po mendohet për disa lloj zgjidhjesh, por 66-vjeçari qartësoi se mbajtja e Olimpiadës së vitit 2021 me dyer të mbyllura nuk merret fare në konsideratë, sepse në mënyrë të kuptueshme një opsion i tillë përfaqëson një përfundim të padëshiruar.

Bach theksoi se po këmbëngulet për të gjetur zgjidhje që nga njëra anë të ruhet shëndeti i të pranishmëve dhe sportistëve pjesëmarrës, ndërsa në krahun tjetër të përcillet në mënyrën më të mirë të mundshme edhe shpirti olimpik. Sipas një sondazhi të kryer në kryeqytetin e Japonisë më shumë se 50% e popullsisë së Tokios është në favor të një shtyrje të mëtejshme të këtyre lojërave, apo qoftë edhe të anulimit përfundimtar të olimpiadës së ardhshme – transmeton SuperSport.

Ditën e mërkurë u bë e ditur se Olimpiada Rinore që ishte programuar për t’u zhvilluar në Dakar u shty për në vitin 2026 dhe presidenti aktuali i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar e justifikoi një vendim të tillë me faktin që një zgjidhje e tillë ishte e domosdoshme, duke pasur parasysh që në rast të kundërt do të kishte një ngjeshje të kalendarit me plot pesë aktivitete shumë të rëndësishme olimpike në harkun e vetëm tre vjetëve, gjë që do të sillte për pasojë në mënyrë të pashmangshme edhe një kufizim të paprecedent në aspektin financiar për gjithë këto evente.

66-vjeçari gjerman përjashtoi një shtyrje të Olimpiadës së Tokios njësoj si Lojërat Rinore të Dakarit, pasi situata sipas tij bëhet fjalë për dy gjëra krejtësisht të ndryshme dhe nuk mund të bëhen krahasime ndërmjet këtyre dy vendeve. Ai shtoi se këshilli drejtues është optimist se lojërat e ardhshme olimpike do të mbahen rregullisht brenda afateve të parashikuara. KON-i ka saktësuar se 150 milionë dollarë do të injektohen në formë asistence në fund të këtij viti, për të ndihmuar Komitetet Olimpike Kombëtare të vendeve më të prekur nga shtyrja e Olimpiadës. Olimpiada e Tokios do të mbahet vitin e ardhshëm në “vendin e lindjes së diellit” nga 23 korriku deri më datë 8 gusht.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori