LAJMI I FUNDIT:

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase: Rusët po kopjojnë taktikat tona

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase: Rusët po kopjojnë taktikat tona

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, në forumin Jalte – strategjitë evropiane në Kiev, që mblodhi politikanët ukrainas dhe ata ndërkombëtar për të diskutuar për avancimet në luftë, ka folur për taktikën ruse.

“Sa i përket kreativitetit dhe fleksibilitetit, ende kemi një avantazh ndaj tyre, ata janë mjaft të vjetëruar. Por po përshtaten, po përpiqen të ndryshojnë taktikat, të ndryshojnë mënyrën se si përdorin forcat, strategjia e tyre po dështon, por taktikat e tyre kanë disa përmirësime”, tha Budanov, transmeton Telegrafi.


“Ata kaluan në përdorimin masiv të dronëve, para luftës thjesht nuk e kuptonin rëndësinë e tyre, tani po na kopjojnë shumë”, shtoi kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Gjenerali amerikan: Ukraina ka edhe 30 ditë për kundërofensivën, pastaj fillojnë problemet e reja
Lexo po ashtu Gjenerali amerikan: Ukraina ka edhe 30 ditë për kundërofensivën, pastaj fillojnë problemet e reja

Ai foli për skandalin rreth Elon Musk dhe Starlink: “Është e vështirë të thuash se ku është e vërteta, çfarë është trillim. Personalisht, nuk jam i sigurt se vetë Elon Musk ka shtypur disa butona për të ndaluar lëvizjen e disa dronëve. Sa i përket sistemit Starlink , nuk ishin fare funksionale pranë Krimesë”.

“Ne përdornim pajisje speciale dhe e dinim që nuk kishte mbulim për ne. Starlink vazhdon të luajë një rol të jashtëzakonshëm pasi shumë sisteme e përdorin atë për lidhjet e të dhënave me dronë, kur kërkohet komunikim në distancë me pikat e komandës dhe ato kanë qenë mjaft të mira në vijën e parë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori