LAJMI I FUNDIT:

Kreu i Hezbollahut thotë se nuk kanë frikë nga lufta, paralajmëron se do të jetë shumë e kushtueshme për Izraelin

Kreu i Hezbollahut thotë se nuk kanë frikë nga lufta, paralajmëron se do të jetë shumë e kushtueshme për Izraelin

Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah e ka përfunduar fjalimin e tij në Bejrut pak çaste më parë duke thënë “ne nuk kemi frikë nga lufta” me Izraelin.

Ai tha se vrasja e një figure të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri, në Liban dje në zyrat e Hamasit në Bejrut, për të cilën Hamasi dhe aleati i tij, Hezbollahu i mbështetur nga Irani, fajësojnë Izraelin “nuk do të mbetet pa përgjigje ose pa u ndëshkuar”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Nasrallah u zotua se vrasja e Arourit në tokën libaneze përfaqësonte “një krim të madh dhe të rrezikshëm për të cilin ne nuk mund të heshtim”.

Ai paralajmëroi se nëse Izraeli zgjedh luftën me Hezbollahun “ajo do të jetë shumë e kushtueshme”.

Numri i të vdekurve shkon në mbi 100, pamje të tjera nga shpërthimet në një ceremoni ku u përkujtua vrasja e Qassem Suleimani
Lexo po ashtu Numri i të vdekurve shkon në mbi 100, pamje të tjera nga shpërthimet në një ceremoni ku u përkujtua vrasja e Qassem Suleimani

Sipas tij, mbështetja për rezistencën palestineze po rritej në të gjithë Libanin.

Në fjalimin e tij të mërkurën që zgjati përafërsisht 1 orë e 20 minuta, ai ka pohuar se sulmet në Izraelin jugor nga Hamasi më 7 tetor, e kanë dëmtuar Izraelin.

“Ajo që ka ndodhur që nga 7 tetori dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen e ka dobësuar Izraelin”, citohet të ketë thënë ai.

Ai tani po paralajmëron se nëse Izraeli [më tej] sulmon Libanin, rezistenca e Hezbollahut, grupi militant anti-izraelit dhe forca politike me bazë në Liban nuk do të njohin kufij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori