LAJMI I FUNDIT:

Kreu i FBI-së paralajmëron SHBA-në dhe Perëndimin për llojin e terrorit që nuk është parë që nga ngritja e ISIS-it

Kreu i FBI-së paralajmëron SHBA-në dhe Perëndimin për llojin e terrorit që nuk është parë që nga ngritja e ISIS-it

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit do të frymëzojë kërcënimin më të madh terrorist për SHBA-në që nga ngritja e Shtetit Islamik gati një dekadë më parë, paralajmëroi drejtori i FBI-së, Christopher Wray, në një seancë dëgjimore në Kongres.

Wray tha se që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinez në Gaza në fillim të këtij muaji, disa organizata të huaja terroriste kanë bërë thirrje për sulme ndaj amerikanëve dhe Perëndimit, duke rritur ndjeshëm kërcënimin e paraqitur nga ekstremistët e dhunshëm amerikanë, transmeton Telegrafi.


“Veprimet e Hamasit dhe aleatëve të tij do të jenë një frymëzim, të cilin nuk e kemi parë që kur Shteti Islamik krijoi të ashtuquajturin kalifat të tij disa vite më parë”, tha ai në një seancë dëgjimore para Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Senatit të SHBA-së kushtuar kërcënimeve ndaj SHBA-së.

Pamje rrëqethëse nga Gaza, 5-vjeçarja mëson se motra e saj 18-muajshe u mbijetoi sulmeve ajrore të izraelitëve
Lexo po ashtu Pamje rrëqethëse nga Gaza, 5-vjeçarja mëson se motra e saj 18-muajshe u mbijetoi sulmeve ajrore të izraelitëve

Qeveria amerikane ka parë një rritje të kërcënimeve kundër hebrenjve, myslimanëve dhe arabo-amerikanëve që nga shpërthimi i konfliktit në Gaza, thanë zyrtarët amerikanë.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha në seancën dëgjimore se urrejtja e drejtuar kundër studentëve hebrenj në SHBA pas fillimit të konfliktit në Gaza, kontribuoi në rritjen e antisemitizmit.

Shtëpia e Bardhë shprehu shqetësim këtë javë për incidentet anti-hebreje në universitetet amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Kroacia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori