LAJMI I FUNDIT:

Kreshnik Bekteshi: Çdo familje do të kursejë 2500 denarë me masën “çmimi i garantuara”

Kreshnik Bekteshi: Çdo familje do të kursejë 2500 denarë me masën “çmimi i garantuara”

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot ka thënë se me masën “çmime të garantuara”, çdo familje në Maqedoni do të kursejë deri në 2500 denarë (40 euro). Ai deklaroi se nuk ka asnjëfarë rreziku nga këto masa.

“Duke krahasuar çmimet e 1 gushtit me ato të 20 shtatorit, pothuajse çdo amvisëri në vendin tonë ka kursyer rreth 2,070 denarë nga gjithë ato produkte me çmime të ngrira nga Qeveria. Këtu nuk hynë pijet që sipas të dhënave tona do të arrijnë deri në 2,500 denarë kursim për çdo familje në shtetin tonë”, deklaroi Kreshnik Bekteshi.


Ndërsa në drejtim të ruajtjes së standardit jetësor kryeministri Kovaçevski paralajmëroi paketën e nëntë të ndihmave të drejtpërdrejta për kategoritë më të rrezikuara shoqërore.

“Dhe po na paraprinë paketa e nëntë e masave antikrizë i cili do të vlejë ekskluzivisht dhe ashtu edhe po përgatitet për kategoritë e rrezikuara shoqërore. Këtu mendoj mbi të gjithë për pensionistët, të rinjtë, personave që u takon ndihmë sociale, ndihmë për likuiditetin e kompanive me qëllim që secili të mund të mënyrë më të mire ta presë dimrin”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.