LAJMI I FUNDIT:

Krerët politik në Maqedoni urojnë besimtarët për muajin e Ramazanit

Krerët politik në Maqedoni urojnë besimtarët për muajin e Ramazanit

Krerët politik në Maqedoninë e Veriut me rastin e muajit të Ramazanit, i kanë uruar besimtarët myslimanë.

Ata qytetarëve në këtë muaj ju dëshirojnë shëndet dhe agjërim të lehtë, si dhe kërkojnë që të respektohen masat për luftën ndaj pandemisë së Covid-19.


Më poshtë i keni urimet e disa prej tyre:

Zoran Zaev:
“Të nderuar qytetarë, të respektuar besimtarë të fesë Islame. Jemi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit i cili përveç asaj se është një nga pesë shtyllat e Islamit, njëkohësisht ky muaj paraqet edhe fillimin e zbritjes së librit të shenjtë Kur’anit. Libër i cili respektohet dhe praktikohet shekuj me radhë nga besimtarët e fesë Islame. Në këtë muaj të bekuar, besimtarët mysliman përveç lutjeve të përditshme kryejnë edhe obligimin e agjërimit. Ju dëshiroj që të gjithë ata dhe familjet e tyre të shijojnë paqen, qetësinë, mirëkuptimin, mëshirën, durimin, respektin, humanitetin dhe ndihmën reciproke. Kalojmë nëpër një periudhë ku pandemia globale e koronavirusit ka kapluar botën, kurse masat për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve imponuan mbylljen e objekteve fetare, xhamive si dhe vendeve tjera për lutje. Kjo me siguri se nuk do të pengoj që besimtarët të kryejnë lutjet dhe ritet e tyre fetare pranë familjeve dhe vatrave të tyre. Gjithmonë duke patur parasysh se ruajtja e shëndetit publik nuk është vetëm porosi mjekësore e shëndetësore, por është edhe qëllim i përbashkët. Duke lutur Zotin që të keni shëndet të plotë si dhe agjërim të lehtë e të pranuar, së bashku të kontribuojmë që në vendin tonë të ketë gëzim, tolerancë dhe harmoni të plotë ndërnjerëzore”.

Menduh Thaçi:
“Të nderuar qytetarë. Në vigjilje të muajit të Ramazanit, populli jonë ballafaqohet me një situatë të jashtëzakonshme. Besoj që ky është një moment i volitshëm të reflektojmë dhe të jemi më solidarë me skamnorët e me ata të cilët kanë telashe. Kam bindje të plotë se bashkërisht do të dalim prej kësaj situate. Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha adhurimet tuaja gjatë këtij muaji të shenjtë të jenë të pranuara, si dhe t’ju sjellë shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit”.

Ali Ahmeti:

“Të nderuar vëllezer dhe motra, të nderuar besimtarë

Kam nderin e veçantë t’ju uroj përzemërsisht me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit me uratat më të sinqerta dhe dashamirëse për agjerim të lehtë dhe lutje të pranuara, shëndet dhe mbarësi në gjirin tuaj familjar.

Ky muaj i përkushtimit dhe besimit po na gjen në vështirësi, por besimtari i denjë dhe i devotshëm e di që pas çdo vështirësie vjen lehtësimi.

Të shtojmë lutjet, të risim veprat bamirëse, të shtrijmë dorën njëri tjetrit, të bëhemi të dobishëm për vetën, për familjen, për shoqërinë dhe për Perëndinë.

Në vigjilje të fillimit të muajit të shenjtë, sot dhe nesër, po vizitojmë mbi 2.000 familje për t’ju thënë se nuk jeni vetëm dhe ftoj gjithsecilin prej nesh të bëj çmos që t’i dalim në ndihmë njëri tjetrit, me nijet të mirë, me lutje të sinqertë, me veprim të drejtë.

Ju uroj shumë shëndet, përkushtim ndaj familjes dhe Zotit, qetësi shpirtërore dhe besim të pashtershëm”.

Ziadin Sela:

“Urime gjithë besimtarëve mysliman muajin e shenjtë të Ramazanit, paçit shumë shëndet dhe begati në familjet tuaja.
E di se do të jetë vështirë për të gjithë ne, ta përjetojmë muajin e shenjtë të Ramazanit ndryshe nga herët tjera, më të kufizuar. Por, le të jetë pikërisht ky muaj dëshmitar i durimit dhe përkushtimit tonë për të mirën e përgjithshme. Qofshin këto dy atribute përcjellës të karakterit të gjithsecilit në çdo kohë!
Po hyjmë në këtë muaj të shenjtë me shpresë që të dalim nga i njëjti më të mirë, më të kuptueshëm dhe human”.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori