LAJMI I FUNDIT:

Krerët e shtetit ishin të informuar në qershor për rrezikun e kimikateve në portin e Bejrutit

Krerët e shtetit ishin të informuar në qershor për rrezikun e kimikateve në portin e Bejrutit

Zyrtarët e sigurisë në Liban e paralajmëruan muajin e kaluar kryeministrin e vendit si dhe presidentin, për rrezikun e kimikateve të depozituara në portin e Bejrutit, raporton Reuters.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pak më shumë se dy javë, kimikatet industriale shkaktuan një shpërthim masiv, që shkatërroi pjesën më të madhe të portit, si dhe vrau të paktën 200 persona dhe lëndoi 6,000 të tjerë.


Bazuar në një raport të Drejtorisë së Përgjithshme për ngjarjet që çuan deri në shpërthimin masiv, përfshihej një letër private e dërguar tek krerët e shtetit më datën 20 korrik.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë i sigurisë në vend, tha se i njëjti i përmblodhi gjetjet e një hetimi gjyqësor të nisur në janar që thuhej se kimikatet duhej të monitoroheshin menjëherë.

“Në fund të hetimit, Prokurori i Përgjithshëm përgatiti një raport përfundimtar i cili u dërgua autoriteteve”, tha ai, duke iu referuar letrës dërguar kryeministrit dhe presidentit nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Shtetit, e cila mbikëqyr sigurinë e portit.

“I paralajmërova ata se kjo mund të shkatërrojë Bejrutin nëse ajo shpërthen”, tha zyrtari, i cili ishte i përfshirë në shkrimin e letrës dhe nuk pranoi të emërohej.

Presidenca nuk iu përgjigj kërkesave për koment për sa i përket letrës së 20 korrikut, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori