Kryeqyteti i Sllovakisë, Bratislava, është mikpritës i mbledhjes së radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Kongresit të 42-të të zakonshëm të UEFA-s.

Në këtë fundit po merr pjesë edhe delegacioni i FFK-së i prirë nga presidenti Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.


Të dielën, Komitetit Ekzekutiv, i kryesuar nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, kanë miratuar ciklin e pestë të programit të ndihmës së UEFA HatTrick në favor të 55 federatave.

HatTrick-V do të funksionojë nga 2020 deri në 2024. Ky program ka nisur në vitin 2004 dhe financohet nga të ardhurat e Kampionatit Evropian dhe është bërë një nga iniciativat më të mëdha të solidaritetit dhe zhvillimit që do të krijohet ndonjëherë nga një trup sportiv.

UEFA 3 2

Ndërkohë, sot, UEFA në Bratislavë ka mbajtur kongresin e zakonshëm. Kongresin e ka përshëndetur kryeministri sllovak Robert Fico, kryetari i FIFA-s Gianni Infantino dhe kryetari i Federatës sllovake Jan Kovaçik.

Delegatët e Kongresit fillimisht me një minutë heshtje i kanë nderuar të gjithë ata njerëz të futbollit që kanë vdekur ndërmjet dy kongreseve e në mesin e tyre ishte edhe emri i ish anëtarit të KE-së, Agim Maloku dhe të tjerëve të cilit i pat nderuar edhe FFK-ja me mirënjohje post mortum.

Delegatët e federatave kanë miratuar Raportin e presidentit të UEFA-s, Planin financiar dhe Raportin financiar.

telegrafi sport app