LAJMI I FUNDIT:

Krepa me banane

Krepa me banane

Përbërësit:

* 75 gr miell
* 1 vezë
* 2dl qumësht
* 6 amareta
* 1 lugë vaj ulliri
* gjysmë luge sheqer pluhur, kripë
* 20 gr gjalpë
* 2 lugë liker bananesh
* 50 gr sheqer
* 30 gr gjalpë
* xhem qershije


Përgatitja:

Përgatisni brumin: sitni miellin në një tavë dheu të cekët, hidhini në mes vezën, sheqerin, kripën dhe vajin. Shtojini ngadalë qumështin dhe përziejeni.

Përpunojeni brumin për disa sekonda dhe lëreni mënjanë për rreth një orë. Ndërkaq përgatisni bananet: qërojini, pritini përgjysmë për së gjati, sheqerosini dhe spërkatini me liker bananesh. Lëreni të marinohen në këtë lëng.

Shkrini gjalpin në një tigan me diametër 20 cm. Hidhni gjalpin që mbetet në një tas, sepse do t’ju shërbejë për të njomur pirunin për të rrotulluar krepet. Në këtë çast hidhni në tigan një pjesë të brumit dhe lëreni të skuqet për 15 sek. në çdo anë.

Nga brumi do të nxirrni 8 krepe. Shkrin i gjalpin e mbetur në një tigan ku do të skuqni pakëz bananet e zhytura në lëng. Lërini të skuqen 2 minuta në çdo anë. Hiqmi nga tigani dhe vërini në një vend të ngrohtë. Zbrazni lëngun e marinuar në tigan dhe ngroheni në zjarr të ngadaltë.

Thërrmoni amaretat në tigan, përzini mirë dhe fikni zjarrin. Vini gjysmë banane në qendër të çdo krepi dhe rrotulloni cepat e krepit.

Vendosni krepat në një pjatë dhe hidhuni sipër xhemin e qershive. /Telegrafi/