"Krenari të luash për shtetin" - Legjenda e Japonisë shpërthen në lot kur kupton se është ftuar për Kampionatin Botërorë

Tifozët e futbollit e kujtojnë mirë Yuto Nagatomo nga periudha e tij te Interi, por veterani japonez vazhdon ende të shkruajë histori në moshën 39-vjeçare.
Mbrojtësi me përvojë, i cili gjatë karrierës ka luajtur edhe për Galatasaray, Cesena dhe Olympique Marseillen, është përfshirë në listën përfundimtare të Japan national football team për Kupën e Botës.
Trajneri Hajime Moriyasu publikoi listën me 26 futbollistë të grumbulluar, ndërsa emri i Nagatomos shkaktoi emocione të mëdha.
Gjatë konferencës për shtyp që po transmetohej drejtpërdrejt, veterani japonez nuk arriti t’i përmbante lotët kur dëgjoi emrin e tij në listë, duke treguar qartë se sa shumë do të thotë për të fanella e kombëtares.
Ufff, el llanto de Yuto Nagatomo al escuchar su nombre en la lista de Japón para el Mundial, a sus 39 AÑOS.
Sí, jugará su 5TA COPA DEL MUNDO.
Sus lágrimas dicen todo… 🥹🇯🇵 pic.twitter.com/qThUCqxS7U https://t.co/plgdKVrEws
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) May 15, 2026
Për 39-vjeçarin, kjo është hera e pestë që do të luaj në Kampionat Botërorë me Japoninë.
Aktualisht pjesë e Tokyo, Nagatomo numëron 144 paraqitje me Japoninë dhe ka realizuar katër gola me ekipin kombëtar. /Telegrafi/

















































