Kremlini "planifikon referendume" në Ukrainën lindore - që të justifikojë pushtimin
459:"An armed pro-Russia militia man casts his ballot at a polling station during a referendum in the eastern Ukrainian city of Slaviansk May 11, 2014. Rebels pressed ahead with a referendum on self-rule in east Ukraine on Sunday and fighting flared anew in a conflict that has raised fears of civil war and pitched Russia and the West into their worst crisis since the Cold War. REUTERS/Yannis Behrakis (UKRAINE - Tags: POLITICS CIVIL UNREST ELECTIONS) - RTR3ON1W 7:"REUTERS
Rusia po planifikon të mbajë "referendume" në qytetet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, sipas gazetës letoneze Meduza, e cila citon burime pranë Kremlinit.
Gazeta raporton se referendumet fillimisht ishin planifikuar për në fund të prillit, por tani do të mbahen në mes të majit, shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.
Burimet gjithashtu pohuan se një referendum mund të zhvillohet në qytetin jugor të Kherson.
Javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MoD) paralajmëroi se Rusia po planifikonte një referendum të organizuar në rajonin Kherson në një përpjekje për të krijuar një lidhje tokësore me Krimenë.
Në një përditësim të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha: "Rusia po planifikon një referendum të organizuar në qytetin jugor të Khersonit që synon të justifikojë pushtimin e tij. Qyteti është kyç për objektivin e Rusisë për të krijuar një urë tokësore në Krime dhe për të dominuar Ukrainën jugore”.
“Rusia më parë mbajti një referendum të paligjshëm për pranimin e Krimesë në Federatën Ruse në vitin 2014 për të justifikuar në mënyrë retrospektive pushtimin e Gadishullit”. /Telegrafi/