Për blerje të pajisjeve të ndryshme elektronike deri në 1,000 euro, shuma që blerësit duhet ta paguajnë ka rënë në vetëm 16 euro. Financimin e blerjeve me kredi e ka mundësuar Gama Electronics dhe banka NLB.
Derisa bankat kujdesen të ruajnë stabilitetin e tyre financiar popullariteti i telefonave të mençur mobil dhe televizorëve, por edhe kërkesa e madhe për modelet e reja të laptopëve dhe kompjuterëve tabletë ka bërë që në tregun kosovar të ofrohen mundësi të reja të kredive konsumuese me norma shumë më të ulëta të interesit, sesa ato në rajon.
Në njërën prej kredive të fundit që po ofrohet në treg, për blerje të pajisjeve të ndryshme elektronike në vlerën që arrin 1,000 euro, shuma që blerësit duhet ta paguajnë ka rënë në vetëm 16 euro për një vit, pas subvencionimit që NLB dhe Gama kanë bërë për konsumatorët e kësaj të fundit.
Ky trend i ofrimit të normës më të ulët të kamatës është filluar nga kompania Gama Electronics. Importuesi i madh i pajisjeve elektronike të markave më të mëdha të tregut botëror – Gama Electronics ka promovuar një mundësi për blerje të produkteve të ndryshme të saj me këste – televizorë të mençur, telefona mobil, tabletë nga Samsung, laptop nga Lenovo dhe shumë produkte tjera, për të cilat norma e interesit në fund të vitit është më e ulët.
Mentor Hajdini, përfaqësuesi i Gama Electronics tha se “jemi shumë të vetëdijshëm për kërkesën dhe nevojën e madhe të produkteve të konsumit elektronik por edhe për pamundësinë e shumë blerësve që produktet tona t’i blejnë me para kesh. Mu për këtë ne e kemi ofruar një mundësi të lehtë dhe shumë të volitshme që shumicën e produkteve tona konsumatorët t’i blejnë pa u ngarkuar shumë. Me plotësimin e një aplikacioni të vetëm, konsumatorët tanë marrin gjithçka që ju duhet në vlerë prej 1,000 euro, për vetëm 16 euro që ata i paguajnë më shumë në fund të vitit.”
Siç dihet, Kosova është njëra ndër vendet me popullsinë më të re në Evropë dhe kërkesa për pajisjet elektronike është gjithnjë në rritje, sidomos kur shkalla e depërtimit të internetit dhe e përdorimit të pajisjeve të mençura është në rritje të shumëfishtë nga viti në vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak