LAJMI I FUNDIT:

Kreditë e këqija rreth 75 milionë euro në Kosovë

Kreditë e këqija rreth 75 milionë euro në Kosovë

Kreditë joperformuese në vendin tonë gjatë muajit janar kanë rënë në 3.1 për qind, duke shënuar kështu nivelin më të ulët thuajse nga konsolidimi i sektorit financiar e deri më tash.

Në raport me vendet e rajonit Kosova vazhdon të kryesojë për nga përqindja shumë e ulët e kredive joperformuese.


Nëse e bëjmë një kalkulim të thjeshtë del se shuma e kredive joperformuse në bankat kosovare është rreth 75 milionë euro, nga më shumë se 2.4 miliardë euro sa është shuma totale e kredive që kanë lëshuar deri në muajin janar të gjitha bankat që operojnë në vendin tonë. Sipas raportit të BQK-së, shihet se rritja vjetore e kredive është 11.3 për qind e ku nga kjo përqindje për ekonomitë familjare rritja vjetore e kredive është 12.8 për qind, derisa për ndërmarrje është 10.7 për qind, shkruan “Zëri”.

E në anën tjetër, shuma e depozitave deri në këtë kohë ka arritur të jetë mbi 3 miliardë euro e ku për ekonomitë familjare ka një rritje prej 0.9 për qind, derisa për ndërmarrje 13.9 për qind. /Telegrafi/