Në fund të vitit 2015 niveli i kredive të këqija në Kosovë ka arritur në rreth 170 milionë euro, derisa në fund të vitit paraprak shuma e kredive të këqija kishte arritur në rreth 165 milionë euro
Niveli i kredive joperformuese në vend është duke rënë nga viti në vit, pavarësisht se situata ekonomike në vend është duke u keqësuar në vazhdimësi.
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të vitit që lamë pas niveli i kredive joperformuese ka arritur në 170 milionë euro apo 6,2 për qind e nivelit të përgjithshëm të të gjitha kredive në vend e derisa gjatë vitit paraprak niveli i kredive të këqija në vend ishte 8,3 për qind apo rreth 165 milionë euro, shkruan “Zëri”.
Në raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë vitit që lamë pas shuma e depozitave në vend kishte arritur në 2,7 miliardë euro, ku vërehet një rritje prej 6,5 për qind në raport me vitin paraprak.
“Rritjes së depozitave ndër të tjera ka mundur t’i ketë kontribuuar edhe ndërprerja e trendit rënës së normave të interesit në depozita që nga tremujori i dytë i vitit 2015”, thuhet në raport.
Niveli i kredive të këqija bie për 2,1%
Në raportin vjetor të vitit 2015 të BQK-së thuhet se rreziqet ndaj të cilave ekspozohet sektori bankar i Kosovës mbeten në nivel të ulët edhe në vitin 2015. Sipas tyre, për më tepër, sektori bankar regjistroi rënie të ekspozimit ndaj rrezikut kreditor.
“Në vitin 2015 raporti i kredive joperformuese (KJP) ndaj gjithsej kredive zbriti në 6,2 për qind nga 8,3 për qind sa ishte në vitin 2014. Kjo rënie ishte rezultat i zvogëlimit të vlerës së kredive joperformuese, si dhe rritjes së përshpejtuar të stokut të kredive gjatë vitit 2015. Kosova vazhdon të jetë vendi me cilësinë më të mirë të portofolit kreditor krahasuar me vendet e tjera të rajonit, të cilat kanë një mesatare të raportit të KJP-ve ndaj gjithsej kredive prej rreth 16 për qind. Për më tepër, mbulueshmëria e kredive joperformuese me provizione për humbje nga kreditë në vitin 2015 është rritur, që tregon për mbrojtje të mirë të sektorit nga humbjet e mundshme. Raporti i mbulimit të kredive joperformuese me provizione në vitin 2015 është rritur në 115,1 për qind nga 114,4 për qind në vitin 2014”, thuhet në raportin e BQK-së për vitin 2015. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fermerët duhet të jenë të gatshëm për organizimin e tregut të përbashkët deri më 2030
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën