LAJMI I FUNDIT:

Frashëri zbulon në detaje planin që kishte opozita, akuzon Haradinajn që pranon të gënjehet nga pushteti (Video)

Frashëri zbulon në detaje planin që kishte opozita, akuzon Haradinajn që pranon të gënjehet nga pushteti (Video)

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka treguar në detaje bisedimet që kanë pasur përbrenda bllokut opozitar, si për krijimin e listës së përbashkët, ashtu edhe të funksionimit të Këshillit Drejtues të alternatives.

Krasniqi, në intervistën dhënë në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, ka treguar edhe synimet që kishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj brenda bllokut.


“Ramush Haradinaj ka dëshiruar të jetë bartës i listës ose mandatar për kryeministër. AAK po ashtu ka kërkuar që ndarja e ministrive të bëhet në mënyrë të barabartë, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se Haradinaj është duke u gënjyer vazhdimisht nga njerëzit e pushtetit.

“Loja që po e bën Kadri Veseli ka me rezultuar me një zhgënjim të radhës të Ramush Haradinajt. Ai është i gënjyer dy herë nga Hashim Thaçi, e ka gënjyer Isa Mustafa e tani është duke e gënjyer edhe Kadri Veseli dhe në fund si AAK ashtu edhe NISMA kanë me kuptuar se kanë qenë të shfrytëzuar nga PDK”, ka deklaruar zëdhënësi i Vetvendosjes.

Sipas Krasniqit, në Kosovë janë dy qendra të gravitetit sa i përket gjithë sferës politike. Njëra është Vetëvendosje dhe tjetra PDK. Atëherë çdo largim nga Vetëvendosje, cilindo subjekt apo individ e çon nga PDK-ja dhe kjo është vërtetuar edhe më herët.

“AAK-se e NISMA-as u është dashtë vetëm një javë largim nga Vetëvendosje për të dalë me deklarata se janë të gatshëm të bëjnë koalicion me PDK-në”, ka thënë ai duke shtuar se Vetëvendosje e përjashton mundësinë e bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi gjatë bisedës flet edhe për koalicionin mes AAK-së e NISMA-s, për zgjedhjet e parakohshme, për protestën e radhës të thirru nga AAK-ja si dhe për shumë tema tjera aktuale në vend. /Tribuna/