LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi reagon ndaj deklaratave për punësimet e të afërmve dhe militantëve partiakë në Ekipin Negociator

Krasniqi reagon ndaj deklaratave për punësimet e të afërmve dhe militantëve partiakë në Ekipin Negociator

Pas kritikave të ardhura nga opozita dhe nga shoqëria civile, se në Ekipin Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore të Kosovës për dialogun me Serbinë, janë punësuar militantë dhe të afërm të partive politike në këtë ekip, ka reaguar deputeti i Partisë Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës, Frashër Krasniqi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “Ekipi Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore, ka angazhuar disa prej ekspertëve më të mirë lokalë e ndërkombëtarë për Kosovën, në mesin e të cilëve Marc Weller dhe Ben Emerson”.


“Është e pasaktë, qëllimkeqe dhe e paskrupullt tendenca me e krahasu stafin administrativ të Ekipit tonë me ekspertët e Serbisë”, ka shkruar tutje Krasniqi.

“Mos u shqetësoni. Ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë, ka me i pas Kosova, veç mos pritni tash që edhe shoferët dhe asistentët me i pas ekspertë ndërkombëtarë”, ka shkruar më tej, deputeti i PSD-së.

Ndryshe, në media është raportuar se janë emëruar këshilltarë edhe njerëz të afërm të udhëheqësve të partive politike, të përfaqësuara në Ekipin Negociator.

Endrit Zabërgja, djali i motrës së një nga dy udhëheqësve të Ekipit Negociator, Fatmir Limaj, është raportuar se është propozuar që të punësohet në Zyrën e Koordinatorit Administrativ, pranë Ekipit negociator.

Atij, siç është thënë tutje, i është rezervuar pozita e këshilltarit politik profesional, duke iu caktuar paga 800 euro.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se Serbia në dialog me Kosovën, ka angazhuar ekspertët më të mirë vendor që ka.

Abdixhiku në një status në llogarinë e tij Facebook, ka shkruar se Kosova në ekipin negociator, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezakë.

“Serbia, në dialog me Kosovën, ka angazhuar ekspertët më të mirë vendorë që ka. Ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam. Kosova ndërsa, ekipi ‘negociator’ i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë. Pse të habitemi më pas se Serbia ecën përpara në Evropë; e ne mbesim në llumin e theqafjes së kapësve tonë”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori