LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi i reagon Kurtit: Nuk ke të drejtë të flasësh për rastin e Astrit Deharit

Krasniqi i reagon Kurtit: Nuk ke të drejtë të flasësh për rastin e Astrit Deharit

Nënkryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi, i ka reaguar kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit tha se ky rast nuk është thjesht drejtësi e vonuar, por edhe një jetë e humbur. Krasniqi e ka akuzuar Kurtin se nuk e ka përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg.

Pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, për sulm në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016, që është kualifikuar si vepër terroriste, kryeministri Kurti ka thënë se “Astrit Dehari, aktivisti ynë është marrë në burg për këtë akuzë dhe kur sot kjo akuzë bjen tërësisht, ai më nuk gjendet në mesin tonë. Nëse deri tash kemi bërë thirrje ‘Drejtësi për Astritin’ për të zbuluar tërësisht rastin, tash kjo thirrje bëhet edhe më e prerë”.


Kurti kërkuar që përgjegjësit e rastit të Astrit Deharit të japin llogari për “arrestimin e një të pafajshmi dhe mbytjen e një aktivisti politik”.

Reagimit të Kurtit i është kundërpërgjighur ish aktivisti I LVV-së, Frashër Krasniqi, tani nënkryetar i PSD-së, duke thënë se dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg.

“Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Ti, Albin Kurti, s’ki të drejtë me folë sot!

Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast.

Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë.

Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht.

Ti je përgjegjës për mossbardhjen e vdekjes së tij, tash e 2 vite prej që je n’pushtet.

Ti s’ke shkrujtë asnjëherë postim për rastin kundër nesh. Sot po shkruan sepse ki interes me e përdorë hala.

Ti s’ke të drejtë me folë sot për këtë rast!”, ka shkruar Krasniqi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, lidhur me akuzën për terrorizëm.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të martën, nga kryetari i trupit gjykues Vesel Ismaili, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në këtë proces gjyqësor, i cili ishte kthyer në rigjykim, Krasniqi, Batusha, Haliti dhe Arifi, akuzoheshin se janë përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016, që është kualifikuar si vepër terroriste.

Sipas aktgjykimit, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi lirohen nga aktakuza, pasi nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale që iu vihej në barrë.

Shpenzimet procedurale bien në barrë të gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori