LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qeveria Kurti po krenohet me të hyrat nga çmimi i naftës, urgjentisht të hiqet akciza

Krasniqi: Qeveria Kurti po krenohet me të hyrat nga çmimi i naftës, urgjentisht të hiqet akciza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar që Qeveria Kurti të heqë akcizën për naftë dhe të lejojë funksionimin e tregut të lirë, sepse çmimet aktuale të derivateve janë të papërballueshme për xhepin e qytetarëve të Kosovës.

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se kanë kaluar fiks tre muaj nga data 10 mars, që kur PDK i ka bërë thirrje Qeverisë që ta heqë akcizën për naftën dhe të shqyrtojë mundësinë për ulje të TVSH-së për produkutet esenciale.

“Ka disa muaj, po veçanërisht ditët e fundit që me shqetësim të madh jemi duke e përcjellë ngritjen e normës të çmimeve të naftës dhe i kemi përcjellë gjatë gjithë ditës sot dhe reagimet dhe qëndrimet e naftëtarëve të Kosovës, por edhe qëndrimet krejtësisht arrogante të qeverisë për të vazhduar cenimin e tregut të lirë dhe imponimin e rregullave që janë për mendimin tonë jo parimore.”, tha kreu i PDK-së.

Krasniqi kritikoi Qeverinë se po i rrit të hyrat nga çmimi i lartë i naftës dhe këtë po e shet si sukses në zhvillimin e taksave.

“Sot përafërsisht nga 64 centë nga çmimi që ne paguajmë për çdo litër naftë, por edhe benzinë i shkon qeverisë. Pra, qeveria është duke i rritur të hyrat përmes ngritjes së çmimit dhe pastaj po na e shet neve si sukses në zhvillimin e taksave, por realisht është duke e vështirësuar dhe përkeqësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori