LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi i NISMA-s: Vetë jam bletar, më shumë fitoj nga mjalti se paga në komunë (Video)

Krasniqi i NISMA-s: Vetë jam bletar, më shumë fitoj nga mjalti se paga në komunë (Video)

Kandidati për kryetar të Obiliqit nga radhët e Nisma për Kosovën, Mexhid Krasniqi, ka theksuar se ka hyrë më një qëllim në garë, që aty ku është qytetari me qenë edhe ai, dhe aty ku është ai me qenë edhe qytetari.

Ai në emisionin “Debat-D”, ka thënë se synojnë rritjen e punësimit, veçanërisht duke shfrytëzuar sipas tij, mundësitë e Ligjit për Obiliqin.

“Synojmë punësimin që do të mund të bëhet nga ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, ku 1 për qind e investimit do t’i takoj Komunës së Obiliqit. Do t’i shtyjmë bizneset që të investojnë edhe në bujqësi, ndonëse Komuna e Kastriotit llogaritet si tokë industriale. Mirëpo, 65.4 për qind e territorit të kësaj komunë, është tokë bujqësore. Unë vet jam bletar dhe i kam 70 shoqëri me bletë. Më shumë fitoj nga mjalti dhe prodhimet e mjaltës se sa nga paga që e marrë në komunë”, ka shtuar Krasniqi. /Telegrafi/