LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kushtetuta lejon Qeveri të re pa shkuar në zgjedhje

Krasniqi: Kushtetuta lejon Qeveri të re pa shkuar në zgjedhje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë kundër idesë që të formohet një qeveri e re, duke kërkuar që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas Kurtit, “kushtetutë-dhënësi e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër, me faktin se nuk ka paraparë asnjë procedim tjetër në Kushtetutë, për dallim nga dorëheqja, pas së cilës Kushtetuta ka paraparë që Presidenti fillon konsultimet me partinë apo koalicionin fitues”.


Për këtë ka folur Albert Krasniqi nga Democracy Plus.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqit thotë se Kushtetuta në këtë rast është e qartë dhe lejon që të ketë Qeveri tjetër, pa shkuar në zgjedhje.

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, VV nuk pranon zgjidhje tjera
Lexo po ashtu Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, VV nuk pranon zgjidhje tjera

Sipas tij, duke ndjekur procedurat e njëjta nga fillimi, duke dorëzuar mandatin partisë së parë nga zgjedhjet e fundit.

Krasniqi thekson se opsioni i dytë, shpërndarja e Kuvendit do duhej të ndodhte vetëm nëse ka mungesë të shumicës parlamentare për të formuar Qeverinë.

“Thirrja në precedent për shpërndarje të Kuvendin pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj qeverisë, do të kishte kuptim sikur Kushtetua nuk do të kishte dispozita mjaftueshëm të qarta se si mund të veprohet në këso raste.

Kushtetuta jonë është e qartë dhe jep opsione: i) nisjen e procedurave nga fillimi për zgjedhjen e qeverisë së re ose ii) shpërndarjen e Kuvendit. Opsioni i dytë do të duhej të ishte vetëm si rezultat i mungesës së shumicës parlamentare për të formuar qeverinë e re, apo, nëse ky është vullnet politik i 2/3-së së deputetëve të cilët do të votonin për shpërndarjen e Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori