LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kosova nuk mund të sanksionohet nga OKB me vendosjen e ambasadës në Jerusalem

Krasniqi: Kosova nuk mund të sanksionohet nga OKB me vendosjen e ambasadës në Jerusalem

Krasniqi thotë se për herë të parë Kosova e ka si “favor” që nuk është anëtare e OKB-së.

Albert Krasniqi thotë se Kosova nuk mund të jetë subjekt i sanksioneve nëse vendos ambasadën në Jerusalem pasi sipas tij nuk jemi anëtarë të OKB-së.


“Rezoluta e OKB-së që dënon vendet që zhvendosin ambasadat në Jerusalem nuk mund të ketë ndikim të drejtpërdrejt pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe nuk kemi obligime që i kanë shtetet anëtare të OKB-së. Në këtë pozitë ne nuk është dashur ta humbim një mundësi të tillë për të marrë një njohje që mund t’iu hapë rrugë edhe shteteve tjera që nuk na kanë njohur”, tha ai në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Krasniqi ka vlerësuar pozicionin e Hotit në këtë ngjarje pasi sipas tij ai nuk e përdori për fushatë.

“Më shumë e pamë ministren e Jashtme që është nga AAK se Hotin që të mburrej për këtë marrëveshje”, tha ndër të tjera Albert Krasniqi./Telegrafi/