LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi e Sherifi: Deputetët e opozitës shkelën Kushtetutën

Krasniqi e Sherifi: Deputetët e opozitës shkelën Kushtetutën

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se mund të jetë shkelje e Kushtetutës së Kosovës, rasti i opozitës me mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve ku në mesin e tyre, sipas Krasniqit, nuk ishin në dijeni për nënshkrimet e tyre deputetët Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda.

“Në këtë drejtim propozimi i gjithë neve ishte që koleget të mbledhin nënshkrimet, por kjo është procedurë e kontestuar sepse kemi deklarim nga dy deputetë të cilët thonë se nuk dimë për këtë kërkesë. Dhe kjo është një çështje problematike. Kjo mund të jetë edhe shkelje e nenit 70 të Kushtetutës së Kosovës, ku cenon mandatin e deputetit”, tha Krasniqi, raporton Ekonomia Online.


Sipas Krasniqi, ata s’kanë asgjë kundër seancës pavarësisht se subjekti i saj është i pa saktë, sepse ende s’ka asgjë konkrete për liberalizimin e vizave.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilash Sherifi tha se kjo çështje  e opozitës duhet të jetë për Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo është çështje për Gjykatën Kushtetuese e cila bëhet për një seancë të jashtëzakonshme me nënshkrime të deputetëve pa autorizim. Kemi bërë me faktin se nuk kemi gatishmëri se nënshkrimet janë bërë pa autorizim. Kjo konteston edhe çështjen e gjithë nënshkrimeve të tjera”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori