LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi e quan Mustafën, “Velikan të Malit të Zi”

Krasniqi e quan Mustafën, “Velikan të Malit të Zi”

Ish -kreu i Kuvendit të Kosovës ka zgjedhur një shprehje malazeze për kreun e ekzekutivit, Isa Mustafa. Sipas tij, kryeministri “vazhdon të kërkojë rrugë dhe mënyra për të dëshmuar se demarkacioni është në rregull”.

“VELIKANI I MALIT TË ZI”




Me reagimet e tij Kryeministri Mustafa vazhdon ta konfirmojë se është me gjithkënd pos me Kosovën!
Ai vazhdon të kërkojë rrugë dhe mënyra për të dëshmuar se demarkacioni është në rregull. Po të angazhohej me kaq zell për të mbrojtur interesat e vendit që e përfaqëson jam shumë i sigurt që deri tani do t’i kishte gjetur provat se ky version i demarkacionit është në dëm të Kosovës. 
Mirëpo ky nuk është i interesuar, sepse, po të kishte qenë i interesuar t’i gjej, nuk i është dashur shumë punë por vetëm t’i thërras dhe t’i dëgjojë ekspertët të cilët deri tani i kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës dhe vetëm ai refuzon t’i dëgjojë, madje njërin nga ta nuk i duhet shumë për ta gjetur sepse e ka deputet të grupit parlamentar të partisë kryetar i së cilës është vet Isa Mustafa. Fjalën e kam për deputetin Shpëtim Bulliqi.
 Por jo, ai këtë nuk e bën, sepse është përcaktuar që historia ta kujtojë si “Velikan i Malit të zi” dhe jo si “Burrështetas i Kosovës”! Por edhe kjo është zgjedhja e tij!



Fundi i fundit çdo kush shkon atje ku përcaktohet vet. Por, në rastin konkret, kufijtë e Kosovës nuk do të mund t’i lëviz askush, sepse do ta mallkojnë Bjeshkët e Nemuna.

P. S. Velikan Crna Gora – në shqip do të thotë, i Madhi i Malit të Zi”, ka thënë Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori