LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Debati në Kuvend është i mangët pa opozitën

Krasniqi: Debati në Kuvend është i mangët pa opozitën

10 Mars 2016 – 23:41

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur në “Interaktiv” të KTV-së për krizën politike në Kosovë.


Ai ka thënë se nuk e ndjen veten mirë që po zhvillohen seanca pa opozitën dhe po kalojnë ligjet pa prezencën e tyre, transmeton Koha.net.

“Nuk e ndjejmë veten mirë që po zhvillohen seancat dhe po kalojnë ligjet pa prezencën e opozitës. Debati në Kuvend pa opozitën është i mangët”, ka thënë Krasniqi.

Ai më tej ka thënë se kanë shumicën e numrave në Kuvendin e Kosovës, dhe se në anën tjetër opozita kërkon zgjedhje. Kjo sipas Krasniqit është arrogancë.

Krasniqi ka folur edhe për djegien e veturave të politikanëve të pozitës, duke përfshirë edhe veturën e bashkëshortes së tij.

Ai ka thënë se eskalimi i dhunës mund të prodhojë dhunë, duke thënë se “dy duar për një kokë janë”.

Ai ka thënë se nëse drejtësia nuk vepron atëherë mund të veprohet ndryshe.

Djegia e veturave, sipas Krasniqit, është e lidhur drejtpërdrejt me aktivitetin politik, sepse nuk i ka borxh askujt.