LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Bajram Rexhepi ishte mjek atdhetar, shembull për tu ndjekur

Krasniqi: Bajram Rexhepi ishte mjek atdhetar, shembull për tu ndjekur
Foto: Arkiv

Në pesë vjetorin e vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, lideri i Partisë Demoktratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi  ka kujtuar Rexhepin si mjek atdhetar që iu kishte qëndruar afër ushtarëve të UÇK-së gjatë luftës.

Në rrjetin social Facebook, Krasniqi shkroi gjithashtu që ish kryeministri Rexhepi është model i politikanit për gjeneratat e reja.


“Për ne, gjeneratën e re të aktivistëve e politikanëve, dr. Bajram Rexhepi ishte modeli i politikanit që gjithë përgatitjen e tij profesionale e personale e vuri në shërbim të Atdheut.  Doktor Bajrami, si mjek atdhetar që ishte afër ushtarëve të plagosur të UÇK-së gjatë luftës, politikan i respektuar që udhëhoqi Kosovën në një periudhë sfiduese të pas-luftës, një personalitet unifikues që shtroi rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit ndër-partiak, mbi të gjitha, lider i përgjegjshëm e parimor – ishte shembull për tu ndjekur”, shkroi në Facebook, Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori