LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Asnjëherë s’i kam parë më të shqetësuar e zhgënjyer ndërkombëtarët

Krasniqi: Asnjëherë s’i kam parë më të shqetësuar e zhgënjyer ndërkombëtarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit që ka pasur me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.

Krasniqi ka thënë se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në komunat veriore, transmeton Telegrafi.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit. Dëgjuam qëndrimet amerikane dhe evropiane që janë të njohur, po ashtu përsëritëm qëndrimin tonë. Shqetësimi është i madh se nuk ka lëvizje përpara, ka një situatë që po dëmton Kosovën në raport me miqtë e saj. Shprehëm gatishmërinë për të luajtur rolin tonë për të ruajtur relacionet me ShBA-në”, tha ai.


Krasniqi deklaroi se në takim nuk kanë diskutuar për zgjedhje apo diçka konkrete.

“Nuk ka pasur kërkesa përtej informimit për situatën. Asnjëherë nuk kam pa aq shqetësim nga partnerët, nuk është e lehtë të dëgjosh që ata të shprehin zhgënjim kaq të thellë. Zgjidhja është Qeveria, përgjegjësi është te Qeveria te presidentja. Ne kemi vetëm kriza për këto 2 vjet, është e paarsyeshëm që presidentja të vazhdojë të heshtë, ajo është edhe komandante supreme, ajo duhet të flas edhe për shuarjen e ëndrrës së 1000 ushtarëve tanë. Kërkesat janë publike ne i dimë”, pohoi ai.

A do ta përkrah LDK-ja mocionin për rrëzimin e Qeverisë, flet Abdixhiku
Lexo po ashtu A do ta përkrah LDK-ja mocionin për rrëzimin e Qeverisë, flet Abdixhiku

Ndryshe, përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku kanë takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori