LAJMI I FUNDIT:

Kraja ka një lutje për të gjithë: Mësoni të shkruani shqip!

Kraja ka një lutje për të gjithë: Mësoni të shkruani shqip!

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, u është drejtuar me një lutje miqve, shkrimtarëve, profesorëve, gazetarëve, politikanëve, ambasadorëve, burrave dhe grave të jetës publike, që të mësojnë të shkruajnë shqip.

Akademiku Kraja përmes një postimi në Facebook, thotë se “Gjuha shqipe është e vështirë në shkrim, por njerëzit mësojnë kinezisht jo më gjuhën amtare! I keni mundësitë, keni “korrektorin kompjuterik”, keni fjalorë të ndryshëm, keni edhe fjalorë drejtshkrimorë!”


“Dje-pardje mbeta i çmeritur, kur pashë te një mik imi një ë të tepërt, në një tekst të prej 7-8 rreshtash. Ajo ë bërtiste deri në çmenduri në mes të atij teksti, sepse nuk e kishte vendin aty!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Krajës:

“Miq, shkrimtarë, profesorë, gazetarë, politikanë, ambasadorë, burra dhe gra te jetës publike, e kam një lutje për ju: Mësoni të shkruani shqip, Zoti qoftë me ju! Shumë nga ju keni mësuar gjuhë të huaja, flisni mirë anglisht, por kur vjen puna për të shkruar, përdorni korrektorin dhe përpiqeni ta bëni shkrimin sa më të kultivuar. Po shqip? Nuk flas për komunikimin e shpejtë, se ai durohet disi, por kur doni të komunikoni me një audiencë më të gjerë, bëni kujdes, sepse gjuha tregon jo vetëm kulturë e dije, por edhe dinjitet, nivel intelektual dhe përkatësi. Dje-pardje mbeta i çmeritur, kur pashë te një mik imi një ë të tepërt, në një tekst të prej 7-8 rreshtash. Ajo ë bërtiste deri në çmenduri në mes të atij teksti, sepse nuk e kishte vendin aty! Gjuha shqipe është e vështirë në shkrim, por njerëzit mësojnë kinezisht jo më gjuhën amtare! I keni mundësitë, keni “korrektorin kompjuterik”, keni fjalorë të ndryshëm, keni edhe fjalorë drejtshkrinorë! Unë e dua gjuhën shqipe, është gjuha më e mirë në botë! Duajeni edhe ju, se kujdesi për të ju nderon!”, ka shkruar Kraja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori