LAJMI I FUNDIT:

KQZ shpall fitues kryetarin e vdekur të Ranillugut (Foto)

KQZ shpall fitues kryetarin e vdekur të Ranillugut (Foto)

Sipas rezultateve që ka shpallur KQZ-ja në webfaqen e tyre zyrtare, del se Gradimir Mikiq nga Lista Serbe ka fituar garën për kryetar të Ranillugut me 77,62 % të votave.

Por në fakt, Mikiq kishte humbur jetën në një aksident trafiku në Serbi më 15 shtator të këtij viti.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i kontaktuar nga Klan Kosova ka sqaruar se ky gabim është vetëm një lëshim teknik.

Sipas tij, gabimi është vetëm në faqen zyrtare ku paraqiten rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale, por jo edhe në fletëvotimet që janë shpërndarë gjatë ditës së djeshme.

Më poshtë është fletëvotimi i siguruar nga Klan Kosova ku shihet se kandidat për Listën Serbe nuk figuron të jetë kryetari i ndjerë i Ranillugut, Gradimir Mikiq por Vladica Aritonoviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori