LAJMI I FUNDIT:

KQZ numëron 90 për qind të votave: Ky është rezultati i partive politike

KQZ numëron 90 për qind të votave: Ky është rezultati i partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vazhduar publikimin e rezultatit të zgjedhjeve të përkohshme parlamentare të mbajtura me 14 shkurt.

Sipas rezultateve të fundit të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e 90 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka siguruar 47,75% për qind apo mbi 337.756 mijë vota.


Partia e dytë, Partia Demokratike e Kosovës deri me tani ka 17.33 për qind, apo 122.588 mijë vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.40 për qind apo 94.802 mijë vota.

Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.61 për qind apo 53.814 mijë vota – ndërkaq, Nisma nuk e ka kaluar pragun zgjedhor me 2.74 për qind.

Në këto zgjedhje morën pjesë 47 për qind e votuesve. Të drejtë vote kishin mbi 1.7 milion qytetarë.

Ndryshe, rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 persona, ndërkaq qytetarët kanë votuar në 888 qendra të votimit me 2.382 vendvotime.

Këto zgjedhje ishin rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 21 dhjetor 2020 e rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit, të zgjedhur më 3 qershor.

Gjykata tha se kjo qeveri ishte kundërkushtetuese, pasi vota e deputetit Etem Arifi, i dënuar me burgim prej një vit e tre muaj, ishte përcaktuese për qeverinë.

Vendimi i Kushtetueses përcaktoi edhe se personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë në një periudhë trevjeçare, të mos mund të garojnë në zgjedhje.

Ky vendim ka prekur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe disa kandidatë tjerë për deputetë edhe nga parti tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori