LAJMI I FUNDIT:

KQZ nuk regjistron Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore në Shqipëri

KQZ nuk regjistron Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore në Shqipëri

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk do të regjistrohet nga KQZ për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ishte ky vendimi i marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas Celibashit, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen.

Celibashi nënvizoi se Basha si kryetar, nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje, por firmën e ka vendosur Enkelejd Alibeaj, i cili edhe pse është nënkryetar, nuk e ka këtë atribut.

“Në kushtet kur në zyrën e regjistrit të partive politike të Gjykatës së rrethit Tiranë, nuk është bërë njoftimi i dorëheqjes së zotit Lulzim Basha si kryetar si dhe nuk është bërë dorëzimi i aktit sipas të cilit, bazuar në statutin e PD, është zoti Alibeaj ai që ushtron detyrën e kryetarit, atëherë, ai si nënkryetar i PD, mundet të pranojë se i ushtron disa kompetenca të kryetarit, apo edhe pjesën më të madhe të këtyre kompetencave, por nuk mund të pranohet kurrsesi që ai ushtron të gjitha komptetencat dhe përgjegjësitë e PD”, tha Celibashi.

“Ndaj, në kushtet kur deklarata nuk është sipas përcaktimeve të nenit 64, pika 2, gërma e, në vlerësimin tim, do duhej të nënshkruhej nga kryetari i partisë, ose nga ai person që ligjërisht i ushtron atributet e kryetarit të partisë, unë mendoj dhe vlerësoj se kërkesa e Partisë Demokratike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet”, theksoi Ilirjan Celibashi.

KQZ ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e grupit të Sali Berishës për regjistrim me logon e PD-së. Ndërkohë, grupimi i Berishës ka vendosur të shkojë në zgjedhje në koalicion me Partinë e Lirisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori