LAJMI I FUNDIT:

KQZ mban mbledhje

KQZ mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të diskutohet për vendimet e Gjykatës Supreme, vendime këto që hedhin poshtë decertifikimin e disa kandidatëve nga KQZ, duke ua mundësuar atyre pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas të cilave pjesë e shqyrtimit të vendimeve të Supremes është edhe rikthimi i Zafir Berishës në garën për kryetar të Prizrenit.


Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe vendimet tjera të Gjykatës Supreme, lidhur me kandidatët që kohë më parë KQZ ka decertifikuar për shkak se gjatë tri viteve të fundit kanë qenë të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm.

Lidhur me decertifikimin e 86 kandidatëve për zgjedhjet lokale nga KQZ-ja, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke thënë se ky veprim i KQZ-së është rast flagrant i diskriminimit përmes përdorimit apo keqpërdorimit të standardeve të dyfishta në zbatimin e vendimeve gjyqësore, duke lejuar ata të jenë në garën nacionale dhe të njëjtit duke i eliminuar në garën lokale.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori