LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja vendosë për rinumërim edhe të 58 vendvotimeve

KQZ-ja vendosë për rinumërim edhe të 58 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen edhe 58 vendvotime.

Në mbledhjen e KQZ u tha se rinumërimi i 58 vendvotimeve tjera vjen pasi nga verifikimi i bazës së të dhënave dhe krahasimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve nuk janë shënuar votat për kandidatët.


Ndryshe, nga java e kaluar deri tani, KQZ tri herë ka votuar pro rinumërimit. Fillimisht janë fërguar për rinumërim 12 vendvotime, pastaj 494 vendvotime të tjera dhe sot edhe 58 vendvotimeve.

Në mbledhjen e KQZ po ashtu u bë e ditur se deri tani janë rinumëruar 220 vendvotime.

Ndërkaq, pas debatit mes anëtarëve të KQZ-së për votimet në veri dhe përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, lëshoi mbledhjen, duke kërkuar të mos diskutohet për çështje politike.

“Bollni me cirkuz politik, që po bëni në vazhdimësi, çështjet politike diskutoni në parlament. Këtu nuk është parlament. Ne vetëm organizojmë zgjedhjet, vazhdoni flisni para mediave”, ka thënë Daka. /Telegrafi/