LAJMI I FUNDIT:

KQZ certifikon rezultatet për kryetar në Ferizaj, Shtime e Podujevë – në Kllokot mbeten ende pa u certifikuar

KQZ certifikon rezultatet për kryetar në Ferizaj, Shtime e Podujevë – në Kllokot mbeten ende pa u certifikuar
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare edhe për tri prej katër komunave të cilat nuk u certifikuan në mbledhjen e kaluar për shkak të ankesave që ishin drejtuar në PZAP.

Komunat në të cilat u certifikuan rezultatet janë Podujeva, Shtimja e Ferizaj, kurse për rezultatet në Kllokot, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se duhet të presin ende.


“KQZ tani mund të bëjë certifikimin e rezultateve për Ferizajn, Shtime, Podujevë ndërkaq për Kllokot do të presim konfirmim zyrtar se a ka përfunduar shqyrtimi i ankesës në Gjykatën Supreme”, tha Radoniqi.

Mos certifikimi i rezultateve në Podujevë, Shtime, Ferizaj dhe Kllokot - KQZ në pritje të shqyrtimit të ankesave nga PZAP
Lexo po ashtu Mos certifikimi i rezultateve në Podujevë, Shtime, Ferizaj dhe Kllokot - KQZ në pritje të shqyrtimit të ankesave nga PZAP

Sipas rezultateve në Ferizaj, fitues ka dalë Agim Aliu i PDK-së me 62.38 për qind të votave.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i LVV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave.

Kurse komuna e Podujevës shkon në balotazh ndërmjet Ekrem Hysenit të LDK-së me 44.20 për qind të votave dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së me 44.16 për qind të votave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori