LAJMI I FUNDIT:

KPM dënon me gjobë katër operatorë kabllorë pas ankesave të qytetarëve

KPM dënon me gjobë katër operatorë kabllorë pas ankesave të qytetarëve

Komisioni i Pavarur për Media sot në mbledhjen e mbajtur ka gjobitur me 100 mijë euro katër operatorët kabllorë.

Me 64 mijë euro është dënuar operatori ‘Artmotion’, me 26 mijë euro operatori ‘Kujtesa’, me 7 mijë ‘Ipko’ dhe me 3 mijë euro ‘Telkos’.


Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti tha se këto gjobitje kanë ardhur pas ankesave të qytetarëve ndaj këtyre operatorëve të cilët kishin ndaluar transmetimin e kanaleve të platformës “Digitalb” pa paralajmërim.

“Ne si KPM kemi obligime, ashtu siç e thotë ligji se nëse shohim që ka shkelje të rregulloreve ne duhet të adresojmë çështjet….”, tha ai.

“Jemi duke u ballafaquar me një dukuri që ka ndodhur edhe vite më parë ku qytetarët kanë bërë ankesa për largim të disa pakove televizive pa paralajmërim nga operatorët e shpërndarjes me të cilët qytetarët kanë pasur kontrata”, tha më tej Mehmeti, duke shtuar se rregullorja parasheh që qytetarët 30 ditë përpara duhet të njoftohen se diçka do të ndryshojë nga pakoja për të cilën kanë paguar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori