LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Pirc: Sllovenia mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kovaçevski – Pirc: Sllovenia mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski sot u takua me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë së RMV-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në fokus të bisedimeve, theksojnë nga atje, ishte progresi në procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të Sllovenisë si partner bilateral i vendit tonë në procesin e zbatimit të reformave.


“Republika e Maqedonisë së Veriut është në një pikë kthese të historisë që kërkon nga ne të tregojmë lidership dhe bashkim të të gjithë aktorëve politikë në Kuvend”, tha në takim kryeministri Kovaçevski, duke shprehur shpresën se edhe këtë herë vendi ynë do të qëndrojë në ana e duhur e historisë me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë dhe miqve të vjetër, përfshirë Slloveninë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi edhe faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Sllovenisë janë vende mike, pa çështje të hapura dhe marrëdhëniet dypalëshe bazohen në miqësinë tradicionale të kahershme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në këtë drejtim, shtojnë nga atje, bashkërisht u përshëndet nënshkrimi i fundit i Deklaratës së përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë, e cila u theksua se padyshim kontribuon në intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori