LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski për tenderin e MPJ-së: Do të ishte e dyshimtë në rast se tenderin e fiton dikush që ofron çmim më të lartë

Kovaçevski për tenderin e MPJ-së: Do të ishte e dyshimtë në rast se tenderin e fiton dikush që ofron çmim më të lartë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur sot rreth firmës “Eurovia” e cila ka fituar tenderin nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) për kryerjen e punëve ndërtimore në Qendrën Sportive Boris Trajkovski, deklaroi se do të ishte e dyshimtë në raste se tenderin do ta fitonte firma e cila ofron çmim më të lartë.

“Do të ishte e dyshimtë nëse dikush fiton tender a ndërkohë është donator i ndonjë partie politike dhe ka ofruar çmimin më të lartë. Do të ishte edhe më e dyshimtë nëse dikush fiton tender, a është donator i ndonjë partie politike por që nuk është i evidentuar si donator”, u përgjigj Kovaçevski.


Ndërkohë nënvizoi se në tenderin e shpallur nga MPJ kanë marr pjesë më shumë firma dhe se ka fituar ajo që ka ofruar çmimin më të ulët.

“Tenderi që u publikua nga MPJ, bëhet fjalë për tender ku kanë marr pjesë më shumë firma. MPJ i ka publikuar dhe çmimet. Bëhet fjalë për tender që do të merret me organizimin e Samitit të OSBE-së. Tenderi ka të bëj me punët ndërtimore në Sallën Boris Trajkovski, sepse të gjithë e dini që vendi jonë nuk ka sallë për kongrese. Salla Boris Trajkovski është sallë që është ndërtuar para 2 dekadave, që nuk plotëson kushtet për organizmin e Samitit të OSB-së. Sa i përket fituesit të tenderit, ajo është organizuar nga MPJ. MPJ kishte publikuar detaje se sa kompani kanë marr pjesë në tender, çfarë çmimesh kanë ofruar dhe sigurisht se është zgjedhur ajo me çmimin më të ulët”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori