LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski për pagën e Pendarovskit: Presidenti është institucion i veçantë, nuk e di çfarë marrëveshje kolektive ka

Kovaçevski për pagën e Pendarovskit: Presidenti është institucion i veçantë, nuk e di çfarë marrëveshje kolektive ka

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në lidhje me vonesën e pagave të kabinetit të presidentit tha se Presidenti është institucion i veçantë, nuk e di se çfarë marrëveshje kolektive ka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Do të ulen me Ministrinë e Financave, do të shqyrtojnë sa kanë në buxhet, do ta krahasojnë me Kontratën Kolektive, do të merren vesh dhe më në fund do të gjejnë një zgjidhje, pasi ka një zgjidhje për gjithçka.


Kryeministri përmendi se Presidenti është jurist, i njeh të gjitha rregulloret ligjore dhe në kabinetin e tij ka ekspertë të lartë në fushën e së drejtës.

“Mendoj se edhe për këtë do të gjendet një zgjidhje”, theksoi Kovaçevski, duke aluduar në Marrëveshjen Kolektive të nënshkruar me Sindikatat e të punësuarve tek Presidenti.

Sipas kryeministrit Kovaçevski, institucionet nuk mund të ulen me sindikata dhe të thonë “nënshkruam marrëveshje kolektive” pa parë kornizën buxhetore.

Më herët përmes një deklarate reaguan nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët konfirmuan se nuk është paguar paga për muajin janar 2023 për punëtorët e kabinetit dhe për presidentin e Republikës të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Presidenti dhe kabineti presidencial në Maqedoni mbeten pa rroga për muajin janar
Lexo po ashtu Presidenti dhe kabineti presidencial në Maqedoni mbeten pa rroga për muajin janar

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori