Kovaçevski: Pensionet janë rritur në nivel historik, kemi 100 milionë euro për masat anti-krizë në vitin 2024
“Kjo Qeveri ka treguar se si rriten pensionet në mënyrë sistematike. Kemi marrë vendim për rritjen e pensioneve, dy herë në vit, sipas rritjes së pagës mesatare dhe sipas rritjes së kostos së jetesës. Kemi rritjen më të madhe të pensioneve në historinë e shtetit, në një vit e gjysmë të fundit, prej 24%. Sa për krahasim, kemi 50% rritje të pensionit minimal dhe 50% rritje të pensionit mesatar në vend”.
Këtë e tha sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në lidhje me masat e reja ekonomike dhe kërkesat e pensionistëve për rritje të pensioneve. Ai deklaroi se pensionet janë rritur gjatë kohës së krizës së madhe.
“Nuk është një mënyrë për t’u premtuar pensionistëve një rritje një herë para zgjedhjeve, por kështu janë rritur pensionet me një përqindje të tillë gjatë krizës më të madhe. Ndërsa për vitin e ardhshëm në Buxhetin e vitit 2024 për pensione janë planifikuar edhe 100 milionë euro më shumë se sivjet, me qëllim të rritjes së mëtutjeshme të tyre sipas metodologjisë”, tha kryeministri Kovaçevski.
“Masat kundër krizës janë në fazën përfundimtare, mbulojnë rreth 400 mijë qytetarë dhe këtu përfshihen pensionistët që kanë pensione më të ulëta. Dhe nesër në Qeveri nëse gjithçka finalizohet do të merren masat dhe do të ketë konferencë për media në të cilën do të shpallen”, tha Kovaçevski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3