LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Peach: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të jetë faktor stabiliteti në rajon

Kovaçevski – Peach: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të jetë faktor stabiliteti në rajon

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski u takua sot me Sir Stuart Peach, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, i shoqëruar nga ambasadori Matthew Lawson, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kovaçevski në takim theksoi se angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor dhe promovimt të çështjeve të sigurisë rajonale janë rezultat i marrëdhënieve të ngushta miqësore të dy vendeve, anëtare aleate të NATO-s.


Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen që Maqedonia e Veriut e merr nga Mbretëria e Bashkuar në proceset integruese dhe reformuese.

Në takim u theksua mbështetja për proceset që janë pjesë e rrugës së integrimit evropian të vendit. Progresi në integrimin evropian u vlerësua si kyç për inkurajimin e progresit pozitiv për çështje të tjera të hapura në rajon. Në atë kontekst theksohet nevoja për konstruktivitet të të gjitha subjekteve politike në vend në kurriz të bllokadave dhe destruktivitetit.

Në shënjestër ishte mbështetja për Maqedoninë si vend kryesues i OSBE-së gjatë një epoke të vështirë sigurie për Evropën. Në këtë drejtim, politikat e Qeverisë janë të mirëseardhura si faktor për sigurinë e rajonit dhe të Evropës. Theksohet rëndësia e vendosjes së politikës së jashtme të Maqedonisë, në përputhje me politikat e vendeve evropiane, në raport me situatën në Ukrainë dhe kontributin e vendit tonë për stabilitetin rajonal./Telegrafi/