LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Në ditën e themelimit të NATO-s e dëshmojmë unitetin dhe solidaritetin tonë dhe me krenari qëndrojmë krah në krah me aleatët tanë

Kovaçevski: Në ditën e themelimit të NATO-s e dëshmojmë unitetin dhe solidaritetin tonë dhe me krenari qëndrojmë krah në krah me aleatët tanë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë në tribunën me rastin e Ditës së Themelimit të NATO-s, 4 Prillit, që u mbajt në organizim të Këshilli Euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se vendi e feston këtë ditë bashkërisht me aleatët e vet me krenari të veçantë dhe me të drejtë të plotë si vend i 30-të o NATO-s.


“Nga 27 marsi i vitit 2020 jemi të barbartë në aleancën më të madhe ushtarake që vshtë ndërtuar mbi vlerat më demoraktike dhe civilizuese. Vendi ynë është faktor për stabilitet dhe siguri në rajon”, theksoi ai.

Ai në fjalim përmendi edhe agresionin rus në Ukrainë si dhe shkeljen brutale të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Ne i bëmë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet ushtarake dhe të tërheqë të gjitha trupat dhe kapacitetet ushtarake nga Ukraina. E përshëndesim mbrojtjen e guximshme të qytetarëve të Ukrainës, të cilët me guxim të madh mbrojtën lirinë dhe sovranitetin e tyre dhe të drejtën e tyre për të zgjedhur lirisht orientimin e tyre të politikës së jashtme dhe marrëveshjet e sigurisë”, u shpreh Kovaçevski.

Ai tha se aleatët si kurrë më parë, janë të bashkuar në përgjigjen e tyre ndaj agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

“Si NATO, ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve parandaluese dhe mbrojtëse të krahut lindor të Aleancës. Në këtë kontekst, Maqedonia e Veriut është e gatshme që të marrë pjesën tonë në këto përpjekje dhe ne e mbështesim përshtatjen e nevojshme afatgjatë në atë drejtim. Maqedonia e Veriut në mënyrë të plotë harmonizoi politikën e saj të jashtme me politikat e vendeve anëtare të NATO-s dhe me politikat e Bashkimit Evropian dhe ne i kemi marrë të gjitha vendimet bashkë me aleatët. Njëkohësisht, aleatët janë të bashkuar në riafirmimin e thirrjeve për sanksione kundër Rusisë. Të gjitha vendet anëtare të NATO-s merren me ndalimin e menjëhershëm të agresionit ushtarak, ndërsa marrja e masave për izolimin ekonomik të Rusisë do të de-përshkallëzojë aktivitetet ushtarake”, deklaroi Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori