LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Luftën kundër korrupsionit do ta nisim nga politikanët

Kovaçevski: Luftën kundër korrupsionit do ta nisim nga politikanët

Me moton “Nuk heqim dorë nga e ardhmja”, LSDM-ja dhe koalicioni për Ardhmëri Evropiane, filluan fushatën për zgjedhjet kuvendare.

Lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, prezantoi rezultatet e punës gjatë mandatit të deritashëm dhe bëri publike planet për ekonominë, kompanitë, luftën me korrupsionin, integrimet evropiane e të ngjashme.


“Jemi të vetëdijshëm se kemi bërë përplot gabime dhe marrë përgjegjësinë. E dimë se qytetarët janë të zhgënjyer nga çmimet, korrupsioni, keqpërdorimet e disa nga politikanët. Për këtë shkak kemi krijuar një plan të qëndrueshëm dhe të realizueshëm që është shkrirë në programin tonë për katër vitet e ardhshme”, tha Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski paralajmëroi luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

“S’ka më lëndë nëpër sirtarë dhe do të zbatojmë veting për gjykatësit dhe prokurorët publik. Do të nisim nga politikanët do të përfundojmë tek gjykatësit dhe prokurorët. Por, BE-ja është rruga e vetme që gjërat të ndryshojnë për të mirë. Nuk heqim dorë nga përfundimi i negociatave me BE-në deri në 2028 dhe RMV-ja të jetë pjesë e BE-së deri më 2030”, tha Kovaçevski.

Përmes një video mesazhi, tubimit të LSDM-së iu drejtua edhe anëtari partisë simotër gjermane PES, Olaf Sholc. Sipas tij, për një BE të fuqishme duhet që BE-ja të zgjerohet me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.