Kovaçev: Shkupi të ndalojë së përdoruri Bullgarinë si justifikim, ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë

Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev nga grupi i Partive Popullore Evropiane, pas mbledhjes së djeshme të Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian, në të cilën u miratua raporti i raportuesit për Maqedoninë, Thomas Waitz mbi përparimin e vendit, deklaroi se është koha që Shkupi të ndalojë së përdoruri "fqinjin e keq lindor" si justifikim dhe t'ia kalojë përgjegjësinë Bullgarisë.
"Jam i bindur se në Shkup e kuptojnë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë, të fillojnë zbatimin e kornizës negociuese që e kanë miratuar vetë dhe që është baza e rrugës së tyre evropiane. Është koha të ndalojnë së përdoruri “fqinjin e keq lindor” si një justifikim të përshtatshëm dhe të zhvendosin përgjegjësinë e tyre mbi Bullgarinë.
E vërteta është e qartë, nuk ka veto nga Bullgaria. Ekzistojnë kushte evropiane, të dakordësuara dhe të pranuara nga të gjitha shtetet anëtare, përfshirë vetë Maqedoninë e Veriut.
Derisa të përmbushen këto detyrime, nuk mund të ketë përparim drejt anëtarësimit. Jo për shkak të Bullgarisë, por për shkak të refuzimit të qeverisë në Shkup për të zbatuar detyrimet që ka ndërmarrë", tha Kovaçev pasi Komisioni votoi për raportin e progresit për Maqedoninë.
Ai tha se integrimi evropian kërkon reforma, zbatimin e detyrimeve të marra përsipër dhe respektimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë./Telegrafi/

































