LAJMI I FUNDIT:

Kounde vazhdon të jetë prioritet i Chelseat për mbrojtjen, në listë ndodhet edhe Gimenez

Kounde vazhdon të jetë prioritet i Chelseat për mbrojtjen, në listë ndodhet edhe Gimenez

Chelsea pritet të bëj ndryshime të mëdha gjatë afatit kalimtar veror.

Dy mbrojtësit qendror, Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen do të largohen nga klubi me parametra zero në fund të edicionit.

Londinezët synojnë ta mbulojnë boshllëkun nga largimi i dyshes dhe tanimë kanë emrin e parë në listë për repartin defensivë.

Qendërmbrojtësi francez i Sevillas, Julea Kounde është i pari në listën e The Blues për t’iu bashkuar Thiago Silvas si partner në mbrojtje.

Chelsea edhe më parë e kërkuan francezin, por Sevilla refuzoi të gjitha ofertat në drejtim të tyre.

Sipas asaj që ka raportuar Goal, londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 60 milionë euro për transferimin e 23 vjeçarir francez.

Kounde ka kontratë me Sevillan deri në verën e vitit 2024 dhe pëlqehet edhe nga Manchester United, Barcelona e Real Madrid.

Por nëse nuk arrihet francezi, atëherë alternativa e tij është Jose Maria Gimenez.

Qendërmbrojtësi uruguaian i Atletico Madrid pëlqehet nga trajneri Thomas Tuchel dhe shihet më i arritshëm se Kounde.

Për 27-vjeçarin do të mjaftonin të shpenzoheshin 50 milionë euro për ta transferuar në Stamford Bridges. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori