Në kuadër të vizitës zyrtare në Athinë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në një takim nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Meta u shpreh se interesat e përbashkëta strategjike duhet të prevalojnë mbi çështjet e trashëguara të së shkuarës dhe qëndrimet e kundërta për çështjen çame nuk duhet të bëhen pengesë për dialog.
Kreu i Kuvendit vuri në dukje dallimet mes dy vendeve për këtë çështje, por u shpreh optimist, që siç tha ai “me durim dhe mënyrë konstruktive, ne kemi mundësi të ecim për gjithë problemet e së kaluarës drejt një zgjidhjeje ku përfitojnë të dy vendet tona dhe të dy popujt tanë”.
“Lidhur me çështjet e së kaluarës unë besoj se të gjithë jemi dakord që ato nuk duhet të shërbejnë si një pengesë për bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve”, tha ai.
Dhe një fushë që Meta beson se janë përafruar qëndrimet janë ato të rishikimit të teksteve të historisë.
“Jemi në një proces shumë pozitiv të përafrimit të qëndrimeve për shumë çështje të ndryshme të trashëguara nga e kaluara, ku do të doja të veçoja sidomos çështjen e rishikimit të historisë dhe të teksteve të historisë. Sepse kjo ka të bëjë me edukimin me një frymë tjetër të fëmijëve tanë dhe të rinjve tanë për të ardhmen, jo për të ndryshuar historinë që ka ndodhur, por për të nxjerrë mësime nga ajo që të mos përsëritet më”, tha Meta.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit preku edhe çështjen e ligjit të luftës dhe shprehu bindjen se abrogimi i tij do të krijonte hapësira për çlirimin e çështjeve të tjera të mbetura pezull. Ilir Meta siguroi Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Kotsias se Kuvendi i Shqipërisë mbështet avancimin e punës mes dy qeverive për të çuar në një stad tjetër bashkëpunimin tonë dhe se me mirëkuptim duhet zgjidhur çështjet e trashëguara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare