KOSTT bën thirrje për mobilizim qytetar për tejkalimin e situatës energjetike në Kosovë
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës aktualisht është duke u përballur me vëshirësi të theksuara si reflektim i rritjes së theksuar të konsumit të energjisë elektrike, pamjaftueshmërisë së gjenerimit të brendshëm për të mbuluar konsumin dhe krizës globale energjetike që ka rezultuar me rritjen enorme të çmimit të energjsë elektrike në bursat ndërkombëtare.
Përmes një njoftimi KOSTT, thotë se konsumi i energjisë elektrike në vend ka tejkaluar rekordet e rritjes normale me 10.8% rritje karahasuar me vitin e kaluar, derisa piku i ngarkesës në Sistemin e Transmetimit ka thyer rekordin e shenuar ndonjëherë me 1398 MW, ndërsa konsumi mesatar për orë është 1198 MWh/h.
Sipas tyre, ngarkesat e tilla në sistemin energjetik shkaktojnë amortizim të konsiderueshëm të aseteve si dhe mbingarkesa në pajisjet elektrike.
“Sipas indikacioneve, rritja e konsumit është si pasojë e përdorimit të energjisë elektrike në mënyrë masive për ngrohje nga ana e konsumatorëve. Si rrjedhojë e mosbalancës së theksuar në mes të konsumit të energjisë elektrike në vend dhe energjisë së siguruar nga operatorët përgjegjës në treg, aktualisht janë duke u shkaktuar imbalance të mëdha ndaj sistemit interkonektiv, ku aktualisht rreth 40% e konsumit në Kosovë po tërhiqet nga sistemi interkonektiv i Evropës Kontinentale”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se Qendra Koordinuese për Evropën Kontinentale në kuadër të ENTSO-E (SwissGrid) si dhe Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE) trup i ENTSO-E kanë kërkuar në mënyrë strikte ndërprjen e menjëhershme të devijimeve ndaj rrjetit interkonektiv evropian – derisa monitoruesi i Bllokut AK në vazhdimësi ka tërhequr vërejtjen zonës rregulluese të Kosovës për situatën.
“Për të ruajtur integritetin e sistemit dhe kontribuar në balancimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës dhe ate Evropian, Operatorët e Sistemit të Transmetimit (OST-të) janë të obliguara që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të balancuar konsumin, gjenerimin dhe importin brenda zonës së tyre rregulluese”, thuhet më tej.
KOSTT ka bërë thirrje publike për të gjithë qytetarët, institucionet, në përgjithësi të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike, që të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale duke kursyer aty ku është e mundur.
“Kërkojmë mobilizim të të gjitha palëve të licencuara në tregun e energjisë për të ndërmarrë masa në përputhje me përgjegjësitë e tyre për tejkalimin e situatës, që të shmanget zbatimi i masave të parapara me Kodin e Rrjetit/Kodi Operativ për zvogëlimin e konsumit si masë e fundit e veprimit”.
“Bashkërisht mund të ruajmë furnizimin stabil me energji elektrike dhe integritetin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës i cili tashmë 1 vit funksionon si zonë e pavarur rregulluese në kuadër të Bllokut AK e integruar në zonën sinkrone të Evropës Kontinentale”, thuhet në fund./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë