LAJMI I FUNDIT:

Kostiq: E papranueshme që dikush t`i ndajë serbët në Kosovë

Kostiq: E papranueshme që dikush t`i ndajë serbët në Kosovë

Kryetari i Graçanicës, Vladeta Kostiq ka thënë mbrëmë se është e papranueshme që individ të caktuar t`i ndajnë serbët në Kosovë sipas rajoneve dhe kështu të pozicionohen në mënyrë indirekte në anën e atyre që e kundërshtojnë formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Numri një i Graçanicës në këtë formë ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit nga radhët e Listës Serbe, Nenad Rashiq i cili ka thënë se anëtarët e Ekipit Menaxhues për themelimin e këtij Asociacioni janë përzgjedhur pa konsultime më të gjera dhe ky trup nuk reflekton përfaqësim rajonal, sepse sipas tij “në mesin e anëtarëve nuk ka përfaqësues të pjesës qendrore të Kosovës si dhe të Moravës”, transmeton Klan Kosova.


“Është e papranueshme që në momentet kur bashkimi është më se i nevojshëm, disa nga përfaqësuesit serbë të ndahen me regjione”i tha Kostiq agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” duke shtuar se për dallim nga ekipi i mëparshëm për formimin e AKS-së në përbërje të grupit aktual janë serbë që jetojnë në jug të lumit Ibër.

Kostiq ka shprehur  besimin se të gjithë anëtarët e Ekipit Menaxhues do ta bëjnë më të mirë, sikur të përfaqësonin interesat e të gjithë komunitetit serb në Kosovë, transmeton Klan Kosova.