LAJMI I FUNDIT:

Kosovari ia dhunon seksualisht të dashurën zvicerane të birit, dënohet me 6 vjet burg

Kosovari ia dhunon seksualisht të dashurën zvicerane të birit, dënohet me 6 vjet burg

Për shkak të dhunimit dhe detyrimit për marrëdhënie seksuale ndaj të dashurës së djalit, një 52 vjeçar duhet të përgjigjet përpara Gjykatës së Lartë të Cyrihut, shkruan 20min.ch.

“Në eksperiencën time si Gjykatës, vetëm rrallë herë kam parë delikte të tilla brutale,” tha kryetari i trupit gjykues në Cyrih. I pandehuri është një 52 vjeçar nga Kosova, i cili prej dy vitesh ndodhet në burg. Shkaku: ka dhunuar dhe detyruar për akte seksuale 27 vjeçaren, e cila ishte e lidhur me njërin nga djemtë e tij.


Historia e dhimbshme e vajzës

Në fillim të vitit 2008, atëkohë vetëm 16 vjeç, vajza zvicerane pritet në shtëpinë e të dashurit.

Sipas deklaratave të viktimës, menjëherë erdhi në dhomë babai i të dashurit dhe e dhunoi në formë anale vajzën.

Çdo tentativë për t’u mbrojtur nga kjo babëzi, rezultoi e pasuksesshme për vajzën minorene.

Këtu nuk përfundon kapitulli i historisë së saj.

Disa javë më vonë i akuzuari shkon me dy burra tjerë te ajo dhe e hedhin përsëri në shtrat. Ajo akoma ishte në lidhje me djalin e tij.

Agresori kapet tetë vjet më vonë

52 vjeçari do arrestohej vetëm tetë vjet më vonë. Zvicerania ishte e lidhur edhe katër vjet tjera me djalin e kosovarit, derisa ajo në fund vendosi që të sqarojë gjithë historinë e dhimbshme te autoritetet e drejtësisë. Kështu mendoi se mund të niste një jetë të re.

Ajo ndërpreu kontaktet me ish të dashurin dhe paditi 52 vjeçarin.

Gjykata rajonale e Cyrihut kërkoi në instancë të parë dënim prej 6 vjet burg për 52 vjeçarin dhe një dëmshpërblim prej 20 mijë frangash.

Përpara Gjykatës së Lartë në Cyrih, i pandehuri përsëri foli për pafajësinë e tij, përcjell Telegrafi.

“Gjithçka e sajuar dhe e shpifur,” tha 52 vjeçari i cili kërkon lirimin nga të gjitha akuzat. “Kurrë nuk kam dhunuar ndonjë grua.”

52 vjeçari ndjehet i intriguar nga djali i tij, ish gruaja dhe ish e dashura e djalit.

Por Gjykata e Lartë e Cyrihut nuk i besoi deklaratës së të pandehurit dhe vërtetoi dënimin e Gjykatës Rajonale me gjashtë vjet burg dhe 20 mijë franga dëmshpërblim.

“Një intrigë e tillë, mes njerëzve që as nuk e njohin njëri-tjetrin, është absolutisht e pamundur”, tha gjyqtari në vendimin përfundimtar.

Për më tepër, lajmin mund ta lexoni në 20min.ch

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori