LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët ndryshojnë traditën, festojnë Kurban Bajramin në plazh buzë detit

Kosovarët ndryshojnë traditën, festojnë Kurban Bajramin në plazh buzë detit

Festa e Kurban Bajramit i ka gjetur plazhet e Durrësit plot me pushues. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë festat fetare nuk janë bërë shkak që operatorët turistikë të ankohen për mungesën e pushuesve nga Kosova në plazhe.

Tradita po ndryshon. Një drekë në plazh apo restorantet e shumta përgjatë tij, po zëvendëson çdo vit e më shumë therjen e kurbanit dhe drekat në shtëpi. Po ndonëse në plazh dreka nuk e ka aromën e shtëpisë dhe vizitat te të afërmit e miqtë nuk bëhen, kënaqësia e të festuarit nuk humbet.


Ka dhe nga ata që e kanë përgatitur më parë drekën e më pas do ta shijojnë pasditen e vonë, kur të kthehen nga plazhi në dhomën e marrë me qera. Përparësi merr plazhi, festa kthehet në një rit që nuk duhet humbur për të mbledhur familjen e për t’ju lutur Zotit për mbarësi.

Tradita e të festuarit në shtëpi dhe vizitat te të afërmit, që vlerësohen edhe si një mundësi e artë për të ruajtur lidhjet dhe forcuar ato në një kohë kur emigracioni ka prekur thuajse çdo familje dhe raportet e gjakut, ka filluar të humbasë. Po vetëm pjesërisht, në xhaminë e Plazhit therja e kurbanit dhe shpërndarja e tij ka mbledhur plot njerëz që presin të shtrojnë në tryezën e tyre mishin e kurbanit.

Në plazh është gatuar edhe sheqerparja tradicionale për t’u shijuar menjëherë pas kthimit nga falja e namazit të Kurban Bajramit, por edhe pas drekës së kësaj feste të sakrificës njerëzore dhe dashurisë ndaj Zotit./tch/

Për të ndjekur video kronikën klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori